Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Tigri i bardhë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Tigri i bardhë

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Aravind Adiga

Tigri i bardhë

Roman

Përktheu: Alba Kokalari

Nr. faqeve: 328

ISBN 978-99943-0-226-0

Shkrimtari indian Aravind Adiga fitoi “Man Booker Prize” për letërsinë me romanin e tij të parë “Tigri i bardhë”. Ketë çmim ai ua kushton njerëzve të Nju Delhit.

“Ky libër erdhi si pasojë e përvojës sime pas kthimit në Indi. U rrita në Jug, por u ktheva në Veri (Delhi), pasi kisha jetuar në Australi dhe kisha studiuar letërsi angleze në Columbia University në Nju-Jork dhe Oxford University. Kam jetuar jashtë nga mosha 15 deri 28 vjeç. Pastaj, në vitin 2003, u ktheva në Indi për të punuar për revistën “Time”.”

Aravind Adiga

Balram Halwai është Tigri i Bardhë, një titull që e ka fituar duke qenë djali me i zgjuar i fshatin të tij, një komunitet në thellësi të Errësirës së Indisë rurale. Balrami është i biri i një tërheqësi karrocash; familja e tij është shumë e varfër dhe ai nuk ka mundësi ta mbarojë shkollën, kështu që i duhet të punojë në një çajtore dhe të pastrojë tryezat gjithë ditën e ditës. Përmes këtyre përvojave, Balrami merr shumë mësime për botën dhe më vonë kupton se rrugët e Indisë i kanë dhënë atij gjithë shkollimin e nevojshëm. Me pas, Balrami nuk e lë t’i ikë rasti fatlum, që i shfaqet kur një burrë i pasur e punëson si shofer dhe e merr të jetojë në Delhi. Qyteti është një zbulim i madh për të. Teksa shëtit shefin e tij me makinë nëpër qendra tregtare, papritmas e mrekullisht Balrami bëhet i vetëdijshëm për mirëqenien, pasurinë e pakufishme dhe mundësitë që shfaqen përreth tij, por ndërkaq e kupton se ai vetë nuk do të gjejë kurrsesi ndonjë hapësirë në atë botë magjike. Dhe Balram luhatet në këtë dyzim dhe kupton se ka vetëm një mënyre që ai të bëhet pjesë e asaj Indie të re xixëlluese.

Romani vjen në formën e një serie letrash të shkruara natën vonë nga Balrami, drejtuar Wen Jiabao-s, kryetarit të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, ku i përshkruan ngritjen e tij të menjëhershme nga origjina shumë e ulët e deri në pozicionin aktual si sipërmarrës në Bangalore, si dhe pikëpamjet e tij për sistemin e kastës indiane dhe korrupsionin politik.