Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Versioni i Barnit

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Versioni i Barnit

nga Botimet Dudaj

1.200 Lekë

Mordecai Richler
Versioni i Barnit
Roman
Përktheu: Pranvera Xhelo
Nr. i faqeve: 588
ISBN 978-99943-0-238-3
Mordecai Richler lindi në Montreal, në vitin 1931. Romanet e tij më të suksesshme janë “Stazhi i Dadi Kravicit”, “Kalorësi i Shën Urbanit”, “Solomon Garski ka qenë këtu” dhe “Versioni i Barnit”. Richleri ndërroi jetë në 2001.

Libër i shquar i “A NEW YORK TIMES”
Fitues i çmimit “GILLER”
Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij. Edhe kur shkruan me tone të ashpra për prapësitë bohemiane të viteve pesëdhjetë në Paris, tri martesat e tij të trazuara apo për kompaninë e tij të suksesshme televizive, të dorës së fundit, “Totally Unnecessary Productions”, nuk kalon shumë dhe tregon se kujtesa e tij mund të ketë filluar të pësojë të çarat e para, por gjaknxehtësia ama, funksionon me ngarkesë të plotë. Por, kur akuzohet për vrasjen e mikut të tij më të ngushtë – i kapur mat në shtrat me Zonjën e Dytë Panofski – versioni i ngjarjeve që jep Barni, mund të mos jetë i mjaftueshëm për ta mbajtur atë larg telasheve.

“Njëherazi, i këndshëm që të biesh përmbys, zemërak dhe sfilitës në mënyrë të dhimbshme”.
- “The Dallas Morning News”

“I ndërtuar dhelpërisht për një pritshmëri maksimale dhe të qeshura pafund. ... i harlisur.”
- “Time”

“Rihleri tipik: i këndshëm, i ashpër dhe prekës”.
- “San Francisco Examiner”

“Qëllimi i Rihlerit është ende vdekjeprurës... me një humor therës dhe magji follstafiane”.
- “The New York Times Book Review”