Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Regëtimat e dritës së mëngjesit

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Regëtimat e dritës së mëngjesit

nga Botimet Dudaj

900 Lekë

Fabio Volo

Regëtimat e dritës së mëngjesit

Roman

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 260

ISBN 978-99943-0-264-2

“Vazhdoj dhe ia përsëris vetes se gjithçka shkon mirë. Po pse më dridhen duart, atëherë?”

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla.(“Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t’i jepnin jetë një lumturie.”) E kishte vendosur që më parë se si duhej të ishte jeta e saj: shkolla që duhej të bënte, universiteti, burri me të cilin duhej të martohej… deri edhe ngjyra e divanit. U bë bashkëshorte para se të bëhej femër.

Por vjen një çast dhe e ndien se diçka po fillon të kërcasë. Në jetën e saj të përditshme shfaqen pasioni dhe dëshira. Elena kupton se është e mundur edhe një tjetër mënyrë jetese. Ndoshta ajo meriton më shumë. Mjafton vetëm të gjejë kurajën e ta provojë, mbase edhe të gabojë. “Për vite të tëra kam pritur që jeta ime të ndryshonte, por tani e di se ishte jeta që po priste të ndryshoja unë.”

Me këtë roman të ri, Fabio Volo-ja konfirmon dhe nxjerr në pah cilësitë që e kanë bërë aq të dashur për miliona lexues. “Regëtimat e dritës së mëngjesit” është një libër i sinqertë dhe i fortë, që i përballon ndjenjat pa marifete apo perifraza dhe që na vë ballë për ballë me emocionet tona të vërteta.

Fabio Bonetti (në art Fabio Volo) ka lindur në Kalçinate të Bergamos, Itali, më 23 qershor 1972. Është shkrimtar dhe drejtues emisionesh radiofonike dhe televizive.

Librat e tij janë përkthyer në shumë vende të botës. Në shqip, nga Shtëpia Botuese “Dudaj”, janë botuar romanet “Edhe një ditë më shumë”, “Një vend në botë”dhe “Koha që do të doja”.