Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Tejqyra e qelibartë

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Tejqyra e qelibartë

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Philip Pullman

Tejqyra e qelibartë

Përktheu: Artan Miraka

Nr. i faqeve: 456

ISBN 978-99943-0-159-1

Lira dhe Uilli, dy fëmijë të zakonshëm në një mision (të përtejbotshëm) të jashtëzakonshëm, ndodhen në një rrezik që s’përshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, si dhe të dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot. Ndërkohë, doktoreshë Meri Melouni shpik një tejqyrë. Një vrasës i është vënë nga pas. Kurse kryezot Asrili, me armatën e engjëjve të shndritshëm, udhëheq revoltën e tij të fuqishme. Dhe ndërsa lufta ashpërsohet e arrin kulmin dhe Pluhuri shteret në qiell, fati i të gjallëve - dhe i të vdekurve - së fundmi varet nga dy fëmijët dhe nga e vërteta e thjeshtë e një historie po ashtu të thjeshtë.