Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Tangoja e harrimit

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Tangoja e harrimit

nga Botimet Dudaj

850 Lekë

Sveva Casati Modignani

Tangoja e harrimit

(Roman)

Përktheu: Aida Baro

Nr. i faqeve: 460

ISBN 978-99943-0-030-3

Në dukje Xhovana dhe Matilda nuk kanë asgjë të përbashkët, përveçse banojnë të dyja në lagjen Brera në Milano dhe herë pas here shkëmbehen rrugës me njëra-tjetrën. Njëra është një antikuare tërheqëse, e martuar dhe me një vajzë adoleshente; tjetra një grua e moshuar, e varfër që jeton e vetme në një nënçati prej së cilës kërkon me këmbëngulje të mos largohet për asnjë arsye. Një sërë ngjarjesh dramatike do t’i afrojnë të dyja gratë, të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë e të fortë.