Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Mashtrimi i Opalit

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Mashtrimi i Opalit

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Eoin Colfer

Mashtrimi i Opalit

(Roman)

Përktheu: Elona Mistrovica

Nr. i faqeve: 356

ISBN 978-99943-0-054-9

Krijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore që i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij... dhe sa më shpejt.

Xhindja e pabesë, Opal Koboi, po planifikon shkatërrimin e botës. Për ta ndalur atë, duhet çliruar kapitenia magjistricë Shtupë nga akuzat e vrasjes, duhet të organizohet arratisja nga burgu e një xhuxhmaxhuxhi kleptoman, si dhe të fitohet aleanca e një centauri tejet të zgjuar, që nuk ka dijeni për asgjë. �V ms@~�K i ri kriminel, nga oficerja e palodhur karkanxholle Magjistricë Shtupa si dhe nga xhuxhmaxhuxhi i paepur kleptoman Mulkimi i Sterres. Por komandant Rrënja dhe centauri Mëzi kanë vendosur që, për hir të sigurisë së Popullit, duhet të fshihet jo vetëm programi i sofistikuar i Kubit, por edhe kujtimet e shumta e të rrezikshme që gjenden në mendjen e Artemisit...