Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Kodi i Përjetësisë

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Kodi i Përjetësisë

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Eoin Colfer

Kodi i Përjetësisë

(Roman)

Përktheu: Elona Mistrovica

Nr. i faqeve: 356

ISBN 978-99943-0-049-5

Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të zotërojë botën.

Kubi mbrohet nga Kodi i Përjetësisë, që është i pamundur të deshifrohet, të paktën kështu mendohet... por a është e vërtetë kjo gjë? Kështu, për të mos hasur rreziqe të mëtejshme, hyn përsëri në veprim skuadra e pazakontë e përbërë nga Artemisi, gjeniu i ri kriminel, nga oficerja e palodhur karkanxholle Magjistricë Shtupa si dhe nga xhuxhmaxhuxhi i paepur kleptoman Mulkimi i Sterres. Por komandant Rrënja dhe centauri Mëzi kanë vendosur që, për hir të sigurisë së Popullit, duhet të fshihet jo vetëm programi i sofistikuar i Kubit, por edhe kujtimet e shumta e të rrezikshme që gjenden në mendjen e Artemisit...