Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Thesari i Popullit

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Thesari i Popullit

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Thesari i Popullit

(Roman)

Përktheu: Elona Mistrovica

Nr. i faqeve: 272

ISBN 978-99943-0-006-8

Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Po Artemisi është mbi të gjitha njeriu që ka planifikuar grabitjen më të guximshme dhe origjinale të shekullit: ai ka mundur të shtjerë në dorë arin, që Populli i Vogël e ruan me këmbëngulje prej shumë mijëvjeçarësh. Një betejë që ngjason me një videogame të cilin vetëm një djalosh dymbëdhjetëvjeçar e me një shkallë inteligjence të barabartë me atë të një gjeniu, i pajisur me gjakftohtësinë e James Bond-it dhe me kurajën e Indiana Jones-it është në gjendje ta çojë përpara ...

Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik, i shkruar me një dozë aspak të papërfillshme magjie të cilën ua ofron lexuesve që janë të gatshëm të ëndërrojnë për të pamundurën.