Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Çlirimi i vlerës

Libra dhe CD / Libra Teknikë

Çlirimi i vlerës

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Les Nemethy

Çlirimi i vlerës

Çelësi për një dalje të suksesshme nga biznesi

Përktheu: Florian Agalliu

Nr. faqe: 264

ISBN 978-99943-0-239-0

Les Nemethy, gjatë karrierës së tij 25-vjeçare dhe të shtrirë në pesë kontinente, ka qenë i përfshirë në shitjen e qindra bizneseve si këshilltar financiar dhe jurist. I shkolluar si ekonomist, jurist dhe Master në Administrim-Biznesi, Nemeethy fillimisht punoi për një firmë të madhe ligjore në Kanada, pastaj për një bankë investimi, ndërsa më pas ka drejtuar departamentin e transaksioneve të agjencisë së privatizimeve të Hungarisë. Pas kësaj ai kaloi pesë vjet me Bankën Botërore, duke këshilluar qeveritë e 23 vendeve mbi transaksionet e privatizimeve. Në vitin 2000 Nemeethyy themeloi Euro-Phoenix Financial Advisors, një firmë këshillimi financiar për tregjet në zhvillim, e përqendruar te përgatitja e pronarëve për dalje nga biznesi apo grumbullim kapitali, te gjetja e partnerëve strategjikë apo shitja e paketave të pakicës apo shumicës.

Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t’i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionarët ashtu edhe për firmën. Autori përdor gjithë përvojën e tij ndërkombëtare për t’i ndihmuar pronarët në këtë periudhë të jetës dhe të karrierës së tyre, për t’i peshuar mirë të gjitha çështjet e përfshira. Libri është i pasur në shembuj dhe me këshilla praktike mbi mënyrat si të kapet kufiri më i lartë i të ardhurave të transaksionit dhe se si të kristalizohet vlera.

- Dante Roscini

Profesor, Harvard Business School, ish-drejtor i Global Equity Markets, Merril Lynch

Gjithmonë i kam admiruar ndërtuesit e bizneseve, këta “heronj të palëvduar të shoqërisë”. Duke u nisur nga përvoja e dikujt që ka kaluar vite të tëra në blerjen e bizneseve, përgatitjet dhe metodologjia e rekomanduar nga Nemeethyy, mbi mënyrat si bëhet gati dhe ekzekutohet një tranzicion i pronësisë, mund ta ndihmojnë shumicën e pronarëve të bizneseve t’i rrisin mundësitë e rezultateve pozitive, duke përmbushur në të njëjtën kohë edhe objektivat personalë dhe ato të korporatës. Nemethy propozon një qasje të strukturuar – veprime të qarta dhe logjike – një recetë e fuqishme kjo për sukses.

- Yves de Solages

Ish-drejtor i Sh&B për Cargill Europe

Ky libër duhet të lexohet patjetër nga çdo pronar biznesi dhe duhet të bëhet pjesë përbërëse e çdo kursi studimesh në menaxhim. Ai i ndihmon pronarët e biznesit të përgatiten për atë që do të jetë transaksioni më fitimprurës i jetës – daljen nga biznesi i tyre. Duke u bazuar te përvoja e tij shumë e gjerë mbi këtë temë, Nemethy e ndan këtë proces të koklavitur në hapa logjikë dhe lehtësisht të ndjekur, të ilustruara me raste të vlefshme studimore.

- Stefano Albarosa

CEO, Cefin Group