Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Gruaja që i arratisej lajmit të keq

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Gruaja që i arratisej lajmit të keq

nga Botimet Dudaj

1.600 Lekë

David Grossman

Gruaja që i arratisej lajmit të keq

Roman

Përktheu: Taqo Trajçe

Nr. faqe: 568

ISBN 978-99943-0-237-6

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, kur ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njoftim paraprak “lajmëtarëve”, të cilët mund sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë. E ndarë kohëve të fundit nga i shoqi, Ilani, ajo e bind ish-mikun e tyre më të mirë dhe të dashurin e saj të dikurshëm, Avramin, që ta shoqërojë. Dikur me një shpirt artisti të shkëlqyer, tani i tërhequr nga bota dhe i mbyllur në vetvete, Avrami kishte shërbyer bashkë me Ilanin në ushtri, deri sa fati i ndau dhe Avrami përfundoi në Egjipt gjatë Luftës së Kipurit, ku u torturua brutalisht si rob lufte.

Gjatë udhëtimit përmes bukurisë së zymtë të Galilesë, historia që Ora i tregon Avramit e mban të gjallë Oferin, ndërsa vetë Avramin e hap ndaj lidhjeve njerëzore të papritura në botën e tij të shkatërruar.

Kurrë nuk e kemi parë kaq qartë ose në mënyrë kaq therëse realitetin dhe surealitetin e jetës së përditshme në Izrael, rrymat e ambivalencës për luftën brenda një familjeje, barrën që bie vazhdimisht mbi çdo brez.

Imagjinata e pasur e Grossman-it për një familje në dashuri e krizë e bën këtë libër një nga romanet më të mëdha të kohës sonë kundër luftës.

David Grossman-i lindi në Jerusalem. Është autor i shumë veprave të letërsisë artistike, publicistike dhe për fëmijë. Vepra e tij është botuar në “The New Yorker” dhe është përkthyer në tridhjetë gjuhë të botës. Është fitues i çmimeve të shumta jo vetëm në Izrael, por edhe në Francë, Gjermani, Itali etj.

“Janë disa shkrimtarë në fjalët e të cilëve njeriu dallon ndërtimin e jetës. David Grossman-i është një shkrimtar i tillë. Ai është mjeshtër i të shkruarit emocionalisht, të saktë e domethënës. Personazhet e tij nuk gjenden aq shumë në faqet e librit se sa ngrihen para syve të lexuesit në tri përmasa, lëkura e tyre e mbuluar me prozë, që njëherësh sëmbon me depërtim dhe shkëlqen me dhembshuri.”

– Yann Martel, autor i Jeta e Pi-së dhe Beatriçja & Virgjili

“Ky është një libër me fuqi e intensitet tronditës. Kryevepra e David Grossman-it. Floberi krijoi Emën e tij, Tolstoi bëri Anën e tij dhe tani kemi Oran e Grossman-it...[Gruaja që i arratisej lajmit të keq] një libër që të rrëmben, i bukur dhe i paharrueshëm.”

– Paul Auster, autori i Invisible

“David Grossman-i shkruan me një çiltëri që nuk e njeh frikën, poetike dhe të fuqishme, sensuale dhe të zemëruar, pasionante dhe të butë. Ai shkruan jo vetëm për mbijetesën e tij, por edhe për tonën gjithashtu.”

– Die Zeit (Gjermani)