Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Le të ulërijmë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Le të ulërijmë

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

José Saramago
Le të ulërijmë
Roman
Përktheu: Nasi Lera
Redaktor: Sejdin Cekani
Nr. faqe: 320
ISBN 978-99943-0-304-5
Një rrëfim ku kthehen sërish heronjtë e paharruar të romanit “Verbëria”.

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar. I vetëm mes panikut, një komisar policie përballon të vërtetën tronditëse...

Një roman mbi anët e errëta të pushtetit dhe një analizë e pamëshirshme e shoqërisë bashkëkohore. Por edhe një histori e dëshpëruar e jetës.

“Ky roman është një perlë e zgjuarsisë dhe humorit, të cilin do t’ua këshillonim të gjithëve për ta lexuar. Duke filluar nga politikanët e të gjithë krahëve.”
- Le Monde -

José Saramago (lindur më 1922 në Azinhaga, Portugali, vdekur në Tias, ishujt Kanari, në vitin 2010) është një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit XX dhe të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI. Fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1998, ai është një nga shkrimtarët më të botuar në mbarë botën.

Shtëpia Botuese “Dudaj” ka sjellë në shqip disa nga kryeveprat e këtij shkrimtari të madh, si “Verbëria”, “Perëndia dorace”, “Ungjilli sipas Jezu krishtit”, “Tjetri si unë”, “Kaini” dhe “Udhëtimi i elefantit”.
“Le të ulërijmë”, pa dyshim që është një nga romanet më të fuqishme të José Saramagos.