Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Princesha prej akulli

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Princesha prej akulli

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Camilla Läckberg
Princesha prej akulli
Roman
Përktheu: Alina Karaulli
Redaktor: Sejdin Cekani
Nr. faqe: 400
ISBN 978-99943-0-273-4
“Të pushon zemra... një shkollë e romanit policor skandinav.”
Val McDermid

“Drithërues, i gënjeshtërt dhe i kthjellët, ashtu si mjedisi i akullt që përshkruan.”
Literary Review

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ngrirë në një vaskë akull të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
Ndërkohë, detektivi vendor Patrik Hedstrom ka dyshimet e veta për çështjen. Vetëm pasi fillojnë të punojnë së bashku, nis të dalë e vërteta mbi një qytet të vogël me një të kaluar thellësisht të turbullt...

“Mjeshtre në përzierjen e skenave të intimitetit familjar me tmerrin që të ngrin gjakun.”
Guardian

CAMILLA LACKBERG ka lindur në vitin 1974. Ka punuar si ekonomiste deri në kohën kur kreu një kurs për mënyrën se si shkruhen romanet policore, çka ia ndryshoi karrierën në mënyrë thelbësore. Ajo është një emër i njohur në Suedi dhe shtatë romanet e saj policorë e psikologjikë, me personazhe kryesore Erika Falkun dhe Patrik Hedstromin, janë ndër më të shiturit në Europë. Kamila jeton në Stokholm me të shoqin dhe tre fëmijët e saj.