Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë
Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë Katër miushë në xhunglën e zezë

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Katër miushë në xhunglën e zezë

nga Botime Pegi

500 Lekë

Titulli: Histori Gazmore, vëll. VI – Katër miushë në xhunglën e zezë

Titulli origjinal: Quatro topi nella giungla nera

Autor: Jeronim Stilton

Përktheu: Agim Doksani

Zhanri: Libër për fëmijë, i ilustruar

Numri i faqeve: 126

Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.

Informacion i përgjithshëm rreth serisë

Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.

Fëmijët do të argëtohen duke u njohur me karakterin e veçantë të Jeronim Stiltonit:

-ai është një personazh shumë serioz, por që përfundon gjithmonë në situata komike;

-ai është i gatshëm të përballojë shumë vështirësi në emër të drejtësisë dhe së vërtetës;

-ai është një personazh që nuk humb në asnjë rast, gjithmonë arrin t’i kthejë situatat problematike në favor të tij: ai gjithmonë fiton. Kjo i bën fëmijët të ndihen më të sigurt në vetvete.

Bota në të cilën jeton Stiltoni, reflekton botën reale dhe e përmirëson atë. Është një botë e lumtur, pa dhunë dhe pa luftëra. Humori, në librat e Jeronim Stiltonit, është një element kyç, sepse krijon një lidhje ndjeshmërie dhe bashkëpunimi me lexuesit. Të gjithë librat i përshkruan koktejli “humor dhe aventurë”.

Fragment

Ditën e gjashtë ime motër, Tea, më telefonoi sërish.

Kishte dalë në zyrë, edhe pse ishte e diel. – Jeronim! Si je, tani?

– Hëm, – u mbllaçita, – jam pak i ftohur... – dhe bëra sikur teshtiva. – APSHU!

Ime motër Tea cijati: – Po të shoqëroj te mjeku, atëherë. Ka për të të dhënë mjekim, ndoshta edhe gjilpëra!

JOOOO! – u çora i pataksur. – S’dua gjilpëra! Më duket se po më kalon! – Tea (që s’i besonte as këmishës së vet) hungëriu: – Hëm, më thanë se kishe qenë te doktor Miushtejni: përse, Jeronim?

Nuk munda të shtirem dot më: – E kam një problem të vogël, në fakt... shumë probleme të vogla, drejt me thënë...

– Probleme? Pa më rrëfe, ndoshta të ndihmoj!

Në sfond dëgjova një zë të vendosur që pyeti:

– Jeronimi ka ndonjë problem?

I rashë në të: ishte zëri i tim kushëriri, Çarkut.

E njihni? Merret me shitje sendesh të përdorura, është pronar i dyqanit Pazari i Pleshtit Çalaman. Veshi më zuri edhe zëthin e Beniaminit, nipçes kanakar: – Çfarë ka xhaxhi Jeronimi? Ma nxirr pak në telefon, sa ta përshëndes.

Ime motër cijati: – Jeronim, tani po e vë telefonin me zë të lartë, që të të dëgjojnë të gjithë.

Ia nisa me zë të dridhur: – Po ja, shkova te doktor Miushtejni, një psikanalist, sepse kam frikë nga fluturimi, nga errësira, kam frikë të dal nga shtëpia! Shkurt fjala, kam frikë nga gjithçka!

– Dhe çfarë të tha psikanalisti? – e pyeti Çarku.

– Tha se, që të shërohem nga këto fobi, duhet të përballem me to.

Dobi? E ç’hyn dobia në këtë mes?

Fobia është... frikë! Që ta mposhtësh duhet të përballesh me të!