Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur
Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur Misteri i thesarit të zhdukur

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Misteri i thesarit të zhdukur

nga Botime Pegi

500 Lekë

Titulli: Histori Gazmore, vëll. IV – Misteri i thesarit të zhdukur

Titulli origjinal: Il mistero del tesoro scomparso

Autor: Jeronim Stilton

Përktheu: Agim Doksani

Zhanri: Libër për fëmijë, i ilustruar

Numri i faqeve: 126

Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.

Informacion i përgjithshëm rreth serisë

Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.

Fëmijët do të argëtohen duke u njohur me karakterin e veçantë të Jeronim Stiltonit:

-ai është një personazh shumë serioz, por që përfundon gjithmonë në situata komike;

-ai është i gatshëm të përballojë shumë vështirësi në emër të drejtësisë dhe së vërtetës;

-ai është një personazh që nuk humb në asnjë rast, gjithmonë arrin t’i kthejë situatat problematike në favor të tij: ai gjithmonë fiton. Kjo i bën fëmijët të ndihen më të sigurt në vetvete.

Bota në të cilën jeton Stiltoni, reflekton botën reale dhe e përmirëson atë. Është një botë e lumtur, pa dhunë dhe pa luftëra. Humori, në librat e Jeronim Stiltonit, është një element kyç, sepse krijon një lidhje ndjeshmërie dhe bashkëpunimi me lexuesit. Të gjithë librat i përshkruan koktejli “humor dhe aventurë”.

Fragment

Unë s’i fus dot në gojë gatimet PIKANTE (e kam stomakun delikat). Por mora zemër nga halla (kur e duronte stomaku i moshuar, mund ta duronte edhe i imi!) dhe hodha pak në pjatë. Nja dy lugë, sa për provë...

Provova një lugë dhe aty për aty nuk ndjeva gjë hiç.

FARE, PO JU THEM. Por sakaq goja m’u mpi krejt. Nuk ndieja më asnjë shije, aq pikante ishte ajo SALCË E TMERRSHME!

Befas m’u duk se do të më shpërthente gjuha si dinamit. Syzet m’u veshën, zorrët m’u nakatosën keq dhe më doli TYM NGA VESHËT!

– Aaaahhh!

Iu turra kanës me ujë dhe piva si i zijosur një gllënjkë të vetme, mes gulçeve që më ngjiteshin me vërtik.

Hallë Lipa cijati e kënaqur: – Feja vetë kjo salca pikante! Të pëlqen, apo joJeronim?

S’desha kurrsesi ta jap veten dhe iu gjegja me sytë e përlotur:

E shkëlqyer, hallë!

Çarku qeshi nën hundë dhe ma mbushi pjatën.

– Ndoshta dëshiron edhe pak! Kushëri, mbaj shënim recetën, meqë je intelektual.

– E mbaj unë shënim, xhaxhi Çarku! – cijati Beniamini.

Im kushëri ia nisi diktimit:

Pra, duhen një kile fasule të zeza dhe tri kile speca ultra-ekstra-super pikantë të llojit FLAKË-FLAKË...

Hallë Lipa cijati, e lumtur:

Mrekullia vetë!