Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë!
Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë! Larg ato putra, more surratgjizë!

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Larg ato putra, more surratgjizë!

nga Botime Pegi

400 Lekë

Titulli: Histori Gazmore, vëll. III – Larg ato putra, more surratgjizë!

Titulli origjinal: Giu le zampe, faccia di fontina!

Autor: Jeronim Stilton

Përktheu: Agim Doksani

Zhanri: Libra për fëmijë, të ilustruar

Numri i faqeve: 126

Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.

Informacion i përgjithshëm rreth serisë

Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.

Fëmijët do të argëtohen duke u njohur me karakterin e veçantë të Jeronim Stiltonit:

-ai është një personazh shumë serioz, por që përfundon gjithmonë në situata komike;

-ai është i gatshëm të përballojë shumë vështirësi në emër të drejtësisë dhe së vërtetës;

-ai është një personazh që nuk humb në asnjë rast, gjithmonë arrin t’i kthejë situatat problematike në favor të tij: ai gjithmonë fiton. Kjo i bën fëmijët të ndihen më të sigurt në vetvete.

Bota në të cilën jeton Stiltoni, reflekton botën reale dhe e përmirëson atë. Është një botë e lumtur, pa dhunë dhe pa luftëra. Humori, në librat e Jeronim Stiltonit, është një element kyç, sepse krijon një lidhje ndjeshmërie dhe bashkëpunimi me lexuesit. Të gjithë librat i përshkruan koktejli “humor dhe aventurë”.

Fragment

Dritat e skenës u ndezën në orën njëzet e dyzet.

U dëgjua gjëmimi i trumbetave.

Një prezantues ia nisi paraqitjes tërë pompozitet:

– Të gjithë ju e njihni botuesin më të shquar të Miushërisë, Jeronim Stiltonin...

Duartrokitjet u ndezën flakë!

Prezantuesi vazhdoi:

– Zoti Stilton nuk është thjesht intelektual, por edhe një artist i madh!

Duartrokitje të nxehta!

– Dhe tani, përpara jush, i vetmi, i papërsëritshmi Jeronim Stiltoni!

Sërish duartrokitje.

Dritat u fikën, pastaj një brejtës kërceu që pas kuintave dhe u përkul para publikut.

Ia mbërtheva sytë, i pataksur: isha unë!!!

Eh, jo, në fakt, nuk isha unë, ishte ai…

Hodha sytë nga ime motër, që gjithashtu kish mbetur gojëhapur; e dëgjova të mërmërisë:

– Ngjani si dy pika uji! Qenkeni si dy miushë binjakë!