Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Mirë se erdhët në kuzhinën time

Libra dhe CD / Te Ndryshme

Mirë se erdhët në kuzhinën time

nga Shtepia Botuese Dituria

1.000 Lekë

Autori: Benedetta Parodi
1000 lekë
ISBN 978-9928-103-44-4

Një vit të tërë në shoqërinë e Benedetës, duke përgatitur bashkë me të gatesa për ditë të zakonshme a për ngjarje të rëndësishme sipas recetave të saj, duke pasur kujdes të përdorim sa të jetë e mundur më shumë prodhime të stinës, të shijshme dhe ekonomike! Për një vit të tërë Benedeta Parodi ka shënuar në bllokun e saj jo vetëm qindra receta të reja, të shijshme e të lehta për t’u përgatitur, por edhe shumë mendime, përvoja dhe ngjarje nga jeta e saj e përditshme e familjare. Mirë se erdhët në kuzhinën time, kështu e ka quajtur ajo librin e shkruar sipas këtij ditari shtëpiak që i jep mundësinë lexuesit të kalojë dymbëdhjetë muaj me autoren, duke provuar kënaqësitë e shijes sipas stinëve e duke zgjedhur, falë këshillave të saj, gatesat më të përshtatshme për çdo ditë të vitit: • nxitëse dhe gjallëruese në pranverë • të lehta e freskuese në verë • oreksndjellëse e të shijshme në vjeshtë • plot kalori dhe energjike në dimër 225 receta krejtësisht të reja e me rezultat të sigurt, të ndara sipas muajve.