Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Konti i Monte Kristos 1

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Konti i Monte Kristos 1

nga Shtepia Botuese Dituria

1.000 Lekë

Autori: Alexandre Dumas
1000 lekë
ISBN 99927-31-49-4

Është viti 1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron, por ai përplaset me opozitën, të cilën perandori Napoleon, i internuar në ishullin e Elbës, mendon ta shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje hesapesh politike dhe vetjake. Kështu, marinari Edmond Dantes, në prag të martesës, e sheh papritur veten të arrestuar dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen... Botuar më 1844-1846, Konti i Monte Kristos njohu një sukses, që nuk është shuar kurrë, duke u bërë kështu një nga veprat më popullore të letërsisë botërore. Abati Faria, arratia e pangjarë ndonjëherë, thesari me të cilin do të shpërblehen miqtë dhe do të ndëshkohen tradhtarët, fati përrallor i Edmond Dantesit; kanë thjeshtësinë dhe forcën e miteve të mëdha. Rrëfimtar mahnitës, si në aksionin e veprës ashtu edhe në dialogët e saj, Dumasi na rrëmben me vete pa na lënë të mbushemi me frymë: nga kabineti i Luigjit XVIII në Mesdheun e kontrabandistëve, nga ishujt e Toskanës në katakombet e Romës, pastaj në sallonet parisiane ku konti misterioz i Monte Kristos përgatit hakmarrjen e tij...