Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III
Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III Revolta e Atlasit - vëllimi III

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Revolta e Atlasit - vëllimi III

nga Botime Pegi

1.200 Lekë

Titulli: Revolta e Atlasit – Vëllimi III

Titulli në origjinal: Atlas Shrugged

Autore: Ayn Rand

Përktheu: Amik Kasoruho

Zhanri: Roman

Data e botimit: Prill, 2013

Numri i faqeve: 567

Libri me një fjali

“Revolta e Atlasit”, me elemente të ndryshme romance, misteri dhe politike, paraqet parullën më të gjerë të bindjeve politike, filozofike dhe liberale të përpunuara nga Ayn Rand-i.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Ky është vëllimi i tretë i romanit “Revolta e Atlasit”.

E habitur, Denji zbulon një vend sekret, një luginë ku janë fshehur të gjithë njerëzit e aftë që janë zhdukur nga bota në dymbëdhjetë vitet e fundit. Ky vend është krijimi i Xhon Galltit dhe përfaqëson grevën në të cilën janë tërhequr gjenitë e botës që refuzojnë të bien pre e peshkaqenëve pushtetarë. Lugina është një minishtet i pavarur që furnizohet me energji falë motorit të shpikur nga Gallti. Secili nga njerëzit e pranuar aty luan një rol shoqëror të bazuar në aftësitë e tij. Gallti i fundit detyron Denjin të qëndrojë një muaj në luginë, në shtëpinë e tij dhe brenda saj nis një betejë e ashpër midis dashurisë për punën e për hekurudhat dhe ndjenjave të reja për Galltin.

Kritika

«Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve. »

- Newsweek, 1957

«Sfidues, i lexueshëm dhe i mbushur me suspensë, ..., një libër që çdo biznesmen duhet ta përqafojë, dhe romani i parë që unë mbaj mend të lartësojë paranë dhe virtytin e fitimit... Por sa kanë për ta urryer ata majtistët e vegjël e të shpëlarë. »

- Paul Jordan-Smith, Los Angeles Times, 1957

«Një nga librat më influencues të shkruar ndonjëherë. Eshtë një roman prej 1200 faqesh i botuar para 50 vitesh, më 12 tetor 1957. Ky libër ende tërheq lexues... Libri titullohet "Revolta e Atlasit", himni i Ayn Randit për të drejtën e individëve të jetojnë krejtësisht dhe vetëm për hirin e vetvetes.»

- New York Times, 2007