Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II
Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II Revolta e Atlasit - vëllimi II

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Revolta e Atlasit - vëllimi II

nga Botime Pegi

1.000 Lekë

Titulli: Revolta e Atlasit – Vëllimi II

Titulli në origjinal: Atlas Shrugged

Autore: Ayn Rand

Përktheu: Amik Kasoruho

Zhanri: Roman

Data e botimit: Dhjetor, 2012

Numri i faqeve: 430

“Revolta e Atlasit”, me elemente të ndryshme romance, misteri dhe politike, paraqet parullën më të gjerë të bindjeve politike, filozofike dhe liberale të përpunuara nga Ayn Rand-i.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

“Revolta e Atlasit” është romani i katërt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar për herë të parë në vitin 1957 në SHBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj. Historia zhvillohet në një shtet të identifikuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë shtet, politikat sociale dhe ndërhyrjet shtetërore, gjithmonë e në rritje, kthehen gradualisht në pengesë për aktivitetin e njerëzve “të ndritur”. Protagonistja, Denji Tagart, mundohet të luftojë shkatërrimin e ngadaltë të sistemit, duke iu kundërvënë ndryshimeve e duke angazhuar edhe disa aktorë të tjerë. Jeta e saj private do të përzihet me funksionin e saj publik të pavetëdijshëm. Pyetja që rrëshqet në çdo faqe të librit, fillon të bëhet gjithmonë e më e qartë: “Parazitët” do të ngadhënjejnë apo do të vetëshkatërrohen? Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siç e ka përshkruar vetë autorja, është “roli i mendjes së njeriut të lirë”. Libri eksploron disa tema si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetërore.

Kritika

«‘Revolta e Atlasit’ është një celebrim i jetës dhe i lumturisë. ...Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.»

- Alan Greenspan (Kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së, 1987–2006)

«Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë “Revoltën e Atlasit”. Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: “I lexuat lajmet sot? Duket sikur ‘Revolta e Atlasit’ po ndodh në jetën e vërtetë.”»

- The Economist, 2009