Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I
Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I Revolta e Atlasit - vëllimi I

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Revolta e Atlasit - vëllimi I

nga Botime Pegi

1.000 Lekë

Titulli: Revolta e Atlasit – Vëllimi I

Titulli në origjinal: Atlas Shrugged

Autore: Ayn Rand

Përktheu: Amik Kasoruho

Zhanri: Roman

Data e botimit: Tetor, 2012

Numri i faqeve: 422

“Revolta e Atlasit”, me elemente të ndryshme romance, misteri dhe politike, paraqet parullën më të gjerë të bindjeve politike, filozofike dhe liberale të përpunuara nga Ayn Rand-i.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

“Revolta e Atlasit” është romani i katërt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar për herë të parë në vitin 1957 në SHBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj.

Historia zhvillohet në një shtet të identifikuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë shtet, politikat sociale dhe ndërhyrjet shtetërore, gjithmonë e në rritje, kthehen gradualisht në pengesë për aktivitetin e njerëzve “të ndritur”. Protagonistja, Denji Tagart, mundohet të luftojë shkatërrimin e ngadaltë të sistemit, duke iu kundërvënë ndryshimeve e duke angazhuar edhe disa aktorë të tjerë. Jeta e saj private do të përzihet me funksionin e saj publik të pavetëdijshëm. Pyetja që rrëshqet në çdo faqe të librit, fillon të bëhet gjithmonë e më e qartë: “Parazitët” do të ngadhënjejnë apo do të vetëshkatërrohen?

Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siç e ka përshkruar vetë autorja, është “roli i mendjes së njeriut të lirë”. Libri eksploron disa tema si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetërore.

“Revolta e Atlasit” u botua në vitin 1957 dhe që atëherë ka qenë në mënyrë të vazhdueshme një nga librat më popullorë në SHBA. Libri u rendit në vendin e gjashtë në listën e librave më të shitur të “New York Times”-it, tri ditë mbas botimit. Ai mbeti në listë për 21 javë dhe arriti në vendin e katërt.

Në një sondazh të vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytë më influencues pas Biblës.

Libri ka shitur mbi 30 milion kopje gjatë gjithë historisë së tij dhe është botuar në 23 gjuhë të ndryshme. Ai ka shitur 3 milion kopje vetëm në tri vite, nga 2008-a deri në 2010-n, periudhë kur libri u “rikthye në modë”. Sipas “The Economist”, shitjet e librit duket se përkojnë me publikimin e të dhënave ekonomike. Sa herë që në ekonominë botërore dhe amerikane ndihen efektet e një krize, lexuesit i rikthehen Atlasit.