Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Delikatesa Delikatesa Delikatesa Delikatesa Delikatesa Delikatesa Delikatesa
Delikatesa Delikatesa Delikatesa Delikatesa Delikatesa Delikatesa Delikatesa

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Delikatesa

nga Botime Pegi

800 Lekë

Titulli: Delikatesa

Autor: David Foenkinos

Përktheu: Edmond Tupja

Gjinia: Roman

Data e botimit: shkurt 2013

Numri i faqeve: 194

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet...

Fragment

U gjend fare pranë fytyrës së Markusit, aq afër sa hunda e saj çiku të tijën. Suedezi nuk merrte më frymë. Ç'kërkonte ajo prej atij? Ai nuk pati kohë ta formulonte këtë pyetje në kokën e tij, sepse ajo nisi ta puthte gjithë afsh. Qe një puthje e gjatë, e ngjeshur, si prej adoleshenteje. Pastaj, aty për aty, ajo u tërhoq:-Për dosjen 114 do të flasim më vonë, - tha. Ajo e hapi derën dhe e ftoi Markusin të dilte. Gjë që ky e bëri me vështirësi. Ai ishte Armstrongu në Hënë. Ajo puthje ishte një hap përpara aq i madh për njerëzimin e tij. Tashmë, Natalia, nga ana e saj, e kishte harruar krejtësisht atë që sapo kishte ndodhur. Ajo puthje ishte shprehje e një rrëmuje të papritur në tru: një veprim absurd.