Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Kebaria, vajza që lexonte bukur

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Kebaria, vajza që lexonte bukur

nga Shtepia Botuese Dituria

500 Lekë

Kebarie apo Kedi, siç e thërret babai i saj, është një vajzë rome, nga një kulturë tjetër, e cila shkon në një shkollë sllovene afër vendit ku jeton familja e saj. Ajo grindet shpesh me shokët e klasës, me mësuesen dhe këdo që e sheh si një rome, ndryshe nga të tjerët. Por ajo nuk ndihet mirë as në familje, sepse të gjithë i fshehin të vërtetën për të atin. Historia, e ndarë sipas ditëve të javës, është shumë tërheqëse për lexuesit e rinj. Sidomos rrëfimi dinamik dhe plot befasi nga jeta e shkollës, plot aventura dhe me një gjuhë të pasur me shprehje rome, një histori që mbart mesazhe të forta rreth dallimeve midis njerëzve dhe mirëkuptimit midis tyre, dialogut multikulturor dhe shumëgjuhësisë, duke vënë në krye vlera themelore të njeriut, si dashuria, e vërteta, besnikëria etj. Me gjithë sjelljen e vrazhdë të të rriturve, Kebaria ndihet e lirë, ajo ëndërron të bëhet mësuese me zemrën “si një libër i hapur” dhe me nxënës të cilët ajo do t’i mësojë njësoj, ngado që të vijnë... I këshillueshëm për fëmijët nëntë vjeç e lart, por edhe më shumë për prindërit e tyre ☺.