Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Kostandina

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Kostandina

nga Shtepia Botuese Dituria

700 Lekë

Vajza trembëdhjetëvjeçare, Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka i kthehet kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot. Tina, siç e thërrasin shokët, duhet të lërë dhomën e saj të ngrohtë, miqtë dhe shkollën, e cila i pëlqen pa masë, e të ndryhet në dhomëzën që i ka bërë gati Farmuri, gjyshja e saj e çuditshme. Janë armike të betuara: gjyshja që nuk e lë rehat një çast e flet vetëm për të shkuarën dhe Tina që nuk ia vë veshin kurrë. Por tanimë nuk i bëhet vonë për asgjë: një shok i ka dhënë atë kokrrën në ngjyrë të kaltër, që bën çudira, e cila ia zgjidh të gjitha telashet. Ia zgjidh vërtet? Kjo është historia e një adoleshenteje, që dalëngadalë rrëshqet drejt drogës. Por është edhe historia e dy brezave, që nuk duan ta pranojnë se, me gjithë mosmarrëveshjet, janë edhe të ngjashëm. Alki Zei ka aftësinë të vëzhgojë dhe të përshkruajë gjithçka përreth me stilin e saj të mrekullueshëm dhe me gjuhën e mistershme.