Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Çadra e purpurt

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Çadra e purpurt

nga Shtepia Botuese Dituria

600 Lekë

Pak përpara luftës së vitit 1940, diku në Marusi jeton me prindërit e vet Lefteria, një vajzë dhjetëvjeçare, të cilën vëllezërit më të vegjël binjakë e thërrasin Letro. Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë si dhe ato që quhen “punë për goca”, por ka dëshirë të bëjë ca gjëra që nuk i pëlqejnë babait të saj: lexon me ëndje libra, dëshiron shumë të shkojë në teatër, e ndonjëherë ëndërron t’i ngjajë Antigonës, heroinës së Sofokliut. Në katin e sipërm të shtëpisë së tyre jeton zoti Marsel, një francez i vendosur përgjithmonë në Greqi, që ka nën kujdes nipin e vet, Benuain, i cili bëhet shok i pandarë me fëmijët. Lodra kanë pak, ndërsa fantazia nuk u shteron kurrë. Të gjithë bashkë kanë një mijë e një ide, thurin plane e rrengje, që i magjepsin edhe ata vetë. Si ai plani me çadrën e purpurt, për shembull... Ah, sa gjëra mund të bëhen me një çadër të purpurt!