Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Ajo e errëta

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Ajo e errëta

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Enkelejd Lamaj

Ajo e errëta

Roman

Nr. faqe: 316

ISBN 978-99943-0-536-0

Çmimi: 700 lekë

Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave.

Por kjo është vetëm njëra anë e historisë – ajo që dinë të gjithë. Ana tjetër është ajo e një bote të harruar e plot hije, që ekziston kudo, por nuk është askund dhe ku çdo gjë që ndodh, ndodh gjithmonë dhe përgjithmonë.

Tre shokë – Lira, Alma dhe Oresti – duke rrëmuar mes viteve të pluhurosura dhe hijeve të harruara, zbulojnë se e shkuara kërkon të përsëritet.

Njëkohësisht njerku i Lirës – shkrimtari Vilson Leka – mëson se gjithë suksesi i është shenjuar nga një prezencë e errët, që e ka tërhequr, dalëngadalë, drejt shtëpisë së braktisur.

Ka ardhur vallë koha që një çmim të paguhet?!

Dikush duhet ta zbulojë të vërtetën, përpara se të jetë tepër vonë.

Sepse diku, mbi një shtrat prej hijesh, të një bote që aty është, por dhe nuk është, ajo e errëta hap sytë e saj prej zjarri.

Enkelejd Lamaj ka lindur më 20.11.1978 në Lushnjë. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Fantastikja, misteri dhe e frikshmja janë përbërësit kryesorë të krijimeve të tij. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes. Tregimet e tij janë përfshirë në botime të ndryshme letrare, si “Tregimet e makthit”, “Mehr Licht”, “Haemus Plus”, “Obelisk” dhe “Il mare si lasciava attraversare”, botuar në Itali. Ka

publikuar dy përmbledhje me tregime: “Fytyra tjetër e natës” (2003) dhe “Libri i bardhë” (2011), si dhe romanin “Vendi diku midis (2014).

Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë.