Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Vreshti i Anxhelikës

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Vreshti i Anxhelikës

nga Botimet Dudaj

1.200 Lekë

Sveva Casati Modignani

Vreshti i Anxhelikës

Roman

Përktheu: Geverina Muzhaqi

Nr. faqe: 412

ISBN 978-99943-0-518-6

Çmimi: 1200 lekë

Në librin “Vreshti i Anxhelikës” rrëfehet historia e mrekullueshme e një gruaje, Anxhelikës, e cila si shumë gra të tjera të kësaj fushe, me ide të reja e me guxim çon përpara biznesin familjar të prodhimit të verës, këtë nektar të hershëm e të dëshirueshëm; si dhe historia e Tankredit, një shef kuzhine mjaft i talentuar e i famshëm, me një jetë të turbulluar dhe plot peripeci. Vera dhe gatimi i mirë – dy pasione me të cilat populli italian njihet prej kohësh në mbarë botën – ashtu si dhe jetët e dy personazheve, gërshetohen harmonishëm në rrëfim.

Çfarë ndodh nëse një gruaje të pashme, të suksesshme dhe të dashuruar pas profesionit të vet i tronditet e gjithë jeta kur zbulon tradhtinë e të shoqit? Ku e gjen ajo kurajën për t’u ringritur, pasi e gjithë bota t’i jetë thërrmuar përpara syve? A do të arrijë Anxhelika ta shpëtojë vetveten dhe të besojë ende te dashuria?

SVEVA CASATI MODIGNANI është një nga emrat më të dashur të narrativës bashkëkohore: romanet e saj janë përkthyer në njëzet vende të botës, duke arritur një shifër prej njëmbëdhjetë milionë

kopjesh të shitura. Autorja vazhdon të jetojë në Milano, në shtëpinë e saj të lindjes, që dikur i përkiste gjyshes së saj.

Libra të tjerë të autores nga e njëjta shtëpi botuese :

Ana me sy të gjelbër

Mjellma e zezë

Më në fund një shi diamantesh

Një grua e denjë

Përgjithmonë Xhulia (1)

Shkëlqimi i jetës (2)

Dashuritë e njëjete

Tangoja e harrimit

Karfica me trëndafil

Zemër pasioni

Baroni

Rrugica “Dukeska”

Një botë femërore

Si yjet që bien

Vanilje dhe çokollatë

E fshehta e Leonisë

Një bashkëshort si shpirt

Pallati Soljano