Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Shuma e ditëve

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Shuma e ditëve

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Isabel Allende

Shuma e ditëve

Roman

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 368

ISBN 978-99943-0-515-5

Çmimi: 1000 lekë

Kam mësuar që çdokush është përgjegjës për dhimbjen e vet.

Vitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, duke bërë një kronikë të familjes, të cilën e ka mbledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi botën bashkëkohore. Marrëdhënia dashurore me burrin e dytë, Uillin, dhe ankthi për të krijuar dhe për të mbrojtur një fis të gjerë familjar janë dy lajtmotivet kryesore që mbajnë unitetin e së tërës. Isabel mban bashkë – në kuptimine mirëfilltë të fjalës – një klan shumë të larmishëm me njerëz dhe e qeveris si një patriarke e vërtetë. E si mund të dyshosh për këtë prirje të saj pasi ke lexuar “Shtëpia e shpirtrave”?! Dhe, paçka se ndonjëherë bujaria tejkalohet e shndërrohet në ushtrim pushteti dhe në kontroll të jetës së të tjerëve, është po kaq e vërtetë se nga ky portret i gjallë dalin në pah vlerat e padiskutueshme të familjes së zgjeruar, si vend i dashurisë dhe i mirëkuptimit. Nëse aventurat e fisit dhe “të mbretëreshës” së tij luajnë rolin kryesor, nuk mungojnë reflektimet mbi pasiguritë e kohës, mbi dobësitë e një karakteri të fortë, mbi shpërblesën e shpirtgjerësisë, mbi aftësinë për të ndryshuar dhe, tekefundit,mbi dhuntinë për ta parë veten në mënyrë ironike.

“Shuma e ditëve” është një kronikë dashurish që na përket nga afër.

Libra të tjerë nga Isabel Allende:

Qyteti i shtazëve

Bija e fatit

Portret në sepje

Ishulli nën det

Vendi im i imagjinuar

Mbretëria e Dragoit të Artë

Loja e Riperit

Dashnori japonez

Në mes të dimrit

Fletorja e Majës