Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Tetë malet

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Tetë malet

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Paolo Cognetti

Tetë malet

Roman

Përktheu: Mimoza Hysa

Nr. faqe: 232

ISBN 978-99943-0-530-8

Çmimi:

Pietroja është një djalë qyteti, vetmitar e paksa idhnak. E ëma punon në një konsultore periferie dhe dhuntia e saj është të shqetësohet për të tjerët. I ati është kimist, një njeri sedërmadh e magjepsës, që kthehet nga puna në shtëpi çdo ditë i xhindosur. Prindërit e Pietros i lidh një pasion i përbashkët, themeltar: janë njohur, dashuruar, madje dhe janë martuar në mal, në rrëzë të Tri Majave të Lavaredos. Mali i ka lidhur ngaherë, edhe në tragjedi, e vija e horizontit të Milanos i ngjall herë keqardhje e herë mall. Kur zbulojnë fshatin e Granës, në rrëzë të Malit Roza, e ndiejnë se kanë gjetur bash atë që kërkonin: Pietroja do t’i kalojë të gjitha verat në atë vend “të mbyllur nga mali prej kreshtave ngjyrë hiri të metalizuar dhe nga lugina prej një shkëmbi të thepisur që nuk linte shteg për të hyrë”, por i përshkuar prej një përroi që e magjeps Pietron sa e sheh. Pikërisht aty e pret Brunoja, me flokë të verdhë si kashtë e qafë të djegur prej diellit: ka po të njëjtën moshë me të dhe në vend që të jetë me pushime, kullot lopët.

Fillojmë kështu verëra kërkimesh dhe zbulimesh, mes shtëpive të braktisura, mullirit dhe shtigjeve gjithnjë e më të ashpra. Janë edhe vitet kur Pietroja zë të ngjitet maleve me të atin, “si një lloj edukimi që ka marrë prej tij”.

Paolo Cognetti lindi në Milano, 1978. Ka botuar për minimum fax “Doracak për vajza të suksesshme” (2004), “Një gjë e vogël që është gati të shpërthejë” (2007), “Sofia vishet gjithnjë me të zeza” (2012) dhe “Për peshkim në honet më të thella” (2014). Mbi temën e malit ka botuar “Djali i egër”, (2013). Është kujdesur për botimin e antologjisë New York Stories (Einaudi 2015).