Libra dhe CD / Letërsi e Huaj
nga Botimet Dudaj
1.200 Lekë
Salman Rushdie
Klouni Shalimar
Roman
Përktheu: Engjëllushe Shqarri
Nr. faqe: 456
ISBN 978-99943-0-523-0
Çmimi: 1200 lekë
“Madhështor... Shkëlqen nga mrekullitë gjuhësore... I hatashëm”.
Daily Express
“Shumica e shkrimtarëve thjesht mund të ëndërrojnë për të pasur aftësitë strukturore dhe tregimtare të Rushdie-së... Po aq tërheqës sa edhe librat më të mirë me krime, njëkohësisht po aq i qartë në zbërthimin e mistereve dhe tronditës sa edhe një këngë popullore... I mrekullueshëm”.
Independent
“I dhënë me joshjen e një romani aventuresk. Vepër tepër e pjekur... E mirëvendosur dhe shumë e fokusuar”.
Financial Times
“Rushdie në më të mirën e tij”.
Mail on Sunday
“Bashkon mrekullinë e një përralle me guximin e realizmit të ashpër politik”.
Observer
“Fjali pas fjalie, proza e tij gjarpëruese, e lidhur mirë të mbush me gëzim”.
Literary Review
“Libri më i mirë i Rushdie-së që pas Fëmijët e mesnatës. Është një vajtim. Një histori dashurie. Dhe një paralajmërim”.
Observer
“Tejet turbullues dhe jashtëzakonisht prekës... Një gjë delikate, e thyer, dhimbjeje dhe bukurie”. Independent
Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar. Burri i vdekur është hero i Rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, me aftësi të jashtëzakonshme intelektuale dhe me shumë seks apel, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Indi dhe, më pas, shefi i Kundër-terrorizmit të Amerikës. Në fillim, duket si vrasje politike, por del se është bërë për arsye personale pasioni.
Kjo është historia e Maksit, vrasësit të tij, të bijës - dhe të një personazhi të katërt, gruas, që i lidh ata të gjithë. Duke qenë historia e një dashurie të thellë, të prishur në mënyrë fatale, të shkatërruar nga një lidhje e sipërfaqshme, ajo është një rrëfenjë epike që zhvendoset nga Kalifornia në Francë, Angli dhe, mbi të gjitha, në Kashmir: një parajsë e shkretuar, jo aq e humbur se sa e shkërmoqur.
“Ky është një libër i rëndësishëm... I mrekullueshëm”.
The Times
“Rushdie ka prodhuar një nga prozat imagjinare më sublime të kohës sonë. Klouni Shalimar, në gjykimin tim, tregon se ai ka arritur maksimumin në profesionin e tij”.
John Sutherland, Evening Standard
“Klouni Shalimar ecën me hapa të sigurt e viganë në mbarë botën”.
Scotsman
“Rushdie është mjeshtri letrar i gjithçkaje kontradiktore te njeriu”.
Nadine Gordimer, Times Literary Supplement Books of the Year
“Një vepër thellësisht politike që prek një mori çështjesh të ditës... I furishëm dhe ngërthyes”.
Glasgow Herald
“Pasionant... Roman i ndjerë, i ankthshëm, gjithçka, por jo i kënaqur me realitetin”.
New Statesman