Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Gushëkuqi

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Gushëkuqi

nga Botimet Dudaj

1.200 Lekë

Jo Nesbø

Gushëkuqi

Roman

Përktheu: Agim Doksani

Nr. faqe: 552

ISBN 978-99943-0-514-8

Çmimi: 1200 lekë

Luftërat nuk përfundojnë kurrë. Dhe për Herri Holin lufta sapo ka filluar.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një grup ushtarësh të rinj norvegjezë luftuan në krah të ushtrisë gjermane në dyert e Leningradit. Janë “burrat e frontit”. Beteja i bashkoi si një grusht i vetëm, por në fund të luftës, një vrasje e çuditshme dhe një dezertim e përçanë dhe e shthurën grupin. Kur, shumë vite më vonë, në malet rreth Oslos gjenden gëzhojat e një Märklin-i, një pushkë gjermane që, falë precizionit të lartë, është instrumenti ideal për një vrasës profesionist, Herri Holi e nuhati që pas asaj gjetjeje fshihej diçka më e madhe. Dhe në gjurmët e asaj arme të pazakontë ngjizet një llum tradhtish e hakmarrjesh prej nga zor se mund të dilet.

“Nuk është thjesht crime novel më e mirë e Norvegjisë. Është më e mira në botë.”

“ABC Nyheter”

JO NESBØ ka shitur 27 milionë kopje të librave në mbarë botën. Ndër këto përmendim librat “Lakuriqi i natës”, “Furrtaret”, “Nemesi”, “Ylli i djallit”, “Leopardi”, “Fantazma”, “Policia” - të gjithë pjesë e serisë me protagonist detektivin Herri Hol dhe thrillerat “Gjuetari i kokave”, “Gjak dhe dëborë”.