Libra dhe CD / Letërsi e Huaj
nga Botimet Dudaj
1.500 Lekë
Ken Follett
Shtyllat e tokës
Roman
Përktheu: Taqo Trajçe
Nr. faqe: 924
ISBN 978-99943-0-511-7
Çmimi: 1500 lekë
“Shtyllat e Tokës” rrëfen historinë e Filipit, kryemurg i Kingsbrixhit, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota... historinë e Tomit, muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet... atë të zonjës Aliena, që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë... dhe historinë e luftës ndërmjet të mirës dhe të keqes, që do ta kthejë kishën kundër shtetit dhe vëllanë kundër vëllait.
Një rrëfenjë epike magjepsëse e ambicies, anarkisë dhe pushtetit absolut, e vendosur në sfondin e gjerë mesjetar të Anglisë së shekullit të dymbëdhjetë - kjo është kryevepra historike e Ken Follett-it.
Me këtë libër, Follett rrezikon gjithçka dhe del një fitues i padiskutueshëm... Një roman historik që të mbërthen gjatë leximit, me atmosferë autentike dhe tipizime të paharrueshme. Duke filluar me një mister që hedh hijen e vet, rrëfenja është një valëzim i tensionit, pasigurisë, veprimit me ritëm të patëmetë, intrigës, dhunës, lakmisë, trimërisë, përkushtimit, hakmarrjes e dashurisë. Një roman që të zbavit, të mëson dhe të kënaq në një shkallë të madhe.
– Publishers Weekly
Një vepër epike e jashtëzakonshme plot të paprituara... një enigmë shastisëse që përfshin ekzekutimin e një njeriu të pafajshëm... ngritjen e një katedraleje madhështore... romancë... rivalitet dhe spektakël. Një kryevepër monumentale... një triumf i vërtetë nga një talent i madh.
– ALA Booklist.
E pamatë dhe e shkëlqyer... kjo rrëfenjë mamuthore duket se prek të gjitha emocionet njerëzore – dashurinë dhe urrejtjen, besnikërinë dhe tradhtinë, shpresën dhe dëshpërimin. Shikojeni vetë. Ky është një roman në të cilin humbet vërtet.
— Cosmopolitan