Libra dhe CD / Libër Shqip
nga Botimet Dudaj
1.500 Lekë
Barrington Moore, Jr.
Origjinat shoqërore të diktaturës dhe të demokracisë
Feudalët dhe fshatarët në krijimin e botës moderne
Përktheu: Diana Çuli
Nr. faqe: 648
ISBN 978-99943-0-492-9
Çmimi: 1500 lekë
Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste. Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive thelbësisht agrare në shoqëri të industrializuara.
“Moore-i arrin atë që shumë historianë ëndërrojnë ta bëjnë; ai zbulon të vërteta të përgjithshme në rrethana të veçanta historike. Duke përdorur një numër të madh teorish dhe shpjegimesh, ka mundur të shkruajë një vepër me përmbajtje të thellë e të pasur mbi forcat që kanë shenjuar epokën tonë të trazuar.”
- New Republic
“Barrington Moore, Jr., në këtë libër voluminoz dhe tepër të argumentuar, ndërmerr përvijimin e hartës së rrugëve historike nga kanë kaluar kombet më të mëdha të Perëndimit dhe të Lindjes, për të arritur deri në fazën e shoqërive moderne e të industrializuara… Libri i tij është një pikë referimi për historinë e krahasuar dhe një sfidë për studiuesit e të gjitha vendeve, që përpiqen të mësojnë se si arritëm këtu ku jemi sot.”
- C. Vann Woodward, Yale Review
“Gjatë gjithë librit gjejmë të pranishme një ndjenjë, e cila është sipërane, e veçantë dhe e përshkuar nga dhuntia më e rrallë, nga ndjenja e thellë për realitetin njerëzor... Ky libër do të ndikojë breza të tërë historianësh të rinj amerikanë dhe do t’I udhëheqë të shqyrtojnë ato problematika që kanë përmbajtje më të madhe.”
- New York Times Book Review
Barrington Moore, Jr. është një studiues i nivelit të lartë në Qendrën Kërkimore Ruse në Universitetin e Harvardit. Mes të tjerave, është autor i veprës Analiza mbi shkaqet e mjerimit njerëzor dhe disa propozime si t’i shmangim ato.
Edward Freidman është profesor i shkencave politike në Universitetin e Wisconsin-it dhe autor i veprës Fshati kinez, shteti socialist.
James C. Scott është Eugene Meyer, profesor i shkencave politike në Universitetin e Yale-it dhe, midis librave të tjerë, është autor i veprës Ekonomia morale e fshatarësisë.