Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Jetë e dhunshme

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Jetë e dhunshme

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Pier Paolo Pasolini

Jetë e dhunshme

Roman

Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Nr. i faqeve: 412

ISBN 978-99943-0-497-4

Çmimi: 1000 lekë

Fabula e romanit “Jetë e dhunshme” është përvijuar në mënyrë të rrufeshme një mbrëmje të vitit 1953 a 1954… Ishte një ajër i lagësht e i dhembshëm… Po ecja nëpër llucë. Te një stacion autobusi, aty ku fillon kthesa e Pjetralatës, u njoha me Tomazin, fytyrën e të cilit, më pas e kam përshkruar në mënyrë identike…

Ashtu siç bëjnë zakonisht djelmoshat romanë, ai u tregua menjëherë i afërt: brenda pak minutash më rrëfeu tërë historinë e tij.

(Pier Paolo Pasolini “Flamujt e bukur”, 1966)

Tomazi, Leloja, Xukabi dhe çunakët e tjerë që banonin në mëhallën e barakave, në Rrugën e Maleve të Pjetralatës, si gjithmonë, pas shujtës së mëngjesit, ia behnin në oborrin e shkollës të paktën gjysmë ore para kohe...

Pier Paolo Pasolini

Lindi në Bolonjë më 5 mars 1922. Në moshë të re fillon të shkruajë poezi, duke ndërthurur tekstet në gjuhën italiane me dialektin friulian. Më 1942 del libri i tij i parë “Poezi në Kazarsa”. Veprimtaria e tij poetike përbën një ecuri konstante dhe do të çojë në botimin e disa prej teksteve më të rëndësishme të letërsisë italiane të viteve nëntëqind: “Ajka e rinisë” (1954), “Eshtrat e Gramshit” (1957),“Religjioni i kohës sime” (1961), “Poezia në formë trëndafili” (1964), etj. Në vitin 1955 shfaqet në fushën e prozës me “Djem jete”. Në vijim do të shkruajë edhe romane të tjera, si “Jetë e dhunshme” (1959), “Nafta” (botim postum i vitit 1992). Më 1960-1961 ndodh kalimi i tij në regjisurë, nëpërmjet filmit me metrazh të gjatë “Lypsari”. Në vitin 1973 nis bashkëpunimin me gazetën “Corriere della sera”. Përmes një sërë artikujsh të përmbledhur “Shkrime korsare” (1975) dhe “Letra luterane” (botim postum i vitit 1976) – shkrimtari përballet me probleme shumë therëse të Italisë bashkëkohore. Natën mes 1 dhe 2 nëntorit të vitit 1975, Pasolini vritet në Hidroportin e Ostias, pranë Romës.