Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Ana Bolena, një çështje familjare Ana Bolena, një çështje familjare
Ana Bolena, një çështje familjare Ana Bolena, një çështje familjare

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Ana Bolena, një çështje familjare

nga Shtepia Botuese Dituria

1.400 Lekë

Ana Bolena, një çështje familjare

Autore: Hilary Mantel

Përktheu: Ledia Dushi

464 faqe

1400 lekë

ISBN 978-9928-217-35-6

Pas Sallës së ujqërve, një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit të tij. Fati i tij ka shkuar përkrah atij të Ana Bolenës, bashkëshortes së dytë të mbretit, për hir të së cilës mbreti i dha fund marrëdhënies me Kishën e Romës dhe themeloi Kishën Anglikane. Por politika e Oborrit mbretëror e shtyn Anglinë në një izolim të rrezikshëm dhe Ana nuk e mban dot premtimin: ajo nuk i jep mbretit një djalë që do të siguronte trashëgiminë e Tudorëve. Kurora është e dobët dhe kur Kromuelli e ndihmon mbretin për t’u afruar e për të krijuar një marrëdhënie dashurie me Xhejn Sejmurin e qetë dhe të tërhequr, fundi i martesës me Ana Bolenën është i sigurt. Ndërsa i çel rrugën mbretit përmes skandaleve seksuale të oborrit, Sekretarit të Shtetit i duhet të merret edhe me versionin zyrtar të komplotit të Anës, për të kënaqur Henrin, por edhe me sigurimin e karrierës së tij, për të ruajtur përgjithmonë pushtetin dhe kurorën. Por askush, as Tomasi, as vetë sunduesi nuk do të dalin të pacenuar nga teatri tragjik i ditëve të fundit të jetës së Anës, mbretëreshës, e cila shkon përpara trekëmbëshit me guxim dhe solemnitet, duke përmbytur në gjak historinë angleze.

Ana Bolena, një çështje familjare është një afresk i fuqishëm historik, emocionues dhe aventuresk dhe një dëshmi shumë e lartë letrare që na rikthen në të kaluarën në ngjyrat e saj më të gjalla dhe e bën atë vitale.

Hilary Mantel ka lindur në Glossop, Derbyshire, në vitin 1952. Debutimin e parë e ka bërë në vitin 1985 me Every Day is Mother’s Day. Shumë nga romanet e saj kanë qenë finaliste në çmime të mëdha letrare, sidomos në Orange Prize. Ajo ka shkruar deri tani 9 romane. Jeton në Angli.

Salla e ujqërve, romani i saj i parë i përkthyer në shqip, më 2009 ka fituar një prej çmimeve më të rëndësishme letrare, Man Booker Prize; finalist më 2009 për Costa Novel Award; finalist më 2010 për Orange Prize dhe fituese e Hawthornden Prize.

Hilary Mantel recensionon për New York Times, New York Review of Books dhe London Review of Books. Për suksesin e madh në botën letrare, Hilary Mantel është konsideruar një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë, sipas Time.