Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Virgjëresha holandeze

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Virgjëresha holandeze

nga Shtepia Botuese Dituria

800 Lekë

Virgjëresha holandeze

Autore: Marente de Moor

Përktheu: Albana Shala

284 faqe

Marente de Moor, ka lindur më 1972 në Hagë, Holandë. Studioi për gjuhë sllave dhe letërsi në Universitetin e Amsterdamit, prej ku u diplomua më 1999. Prej vitit 1991 jetoi dhe punoi si gazetare korrespondente në Shën Petërburg dhe, bazuar mbi këtë përvojë, shkroi librin Tregime petërburgase, që u botua më 1999. Botimi i romanit Shkelësi më 2007, gjithashtu u prit mjaft ngrohtë nga lexuesit dhe u vlerësua nga kritika. Më 2010 De Moor botoi romanin e saj të dytë me titull Virgjëresha holandeze, fitues i Çmimit për Letërsinë AKO (2011) dhe më pas i nderuar me Çmimin Europian për Letërsinë për vitin 2014. Deri tani ky roman është botuar në njëmbëdhjetë gjuhë.

Në verën e vitit 1936, doktori holandez Zhak dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e Egon Fon Boetigerit, një gjerman me të cilin kishte pasur miqësi në rini. Maître-ja aristokrat i skermës, që do të ndihmojë Janën të përsosë aftësitë në këtë sport, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara mensuri me studentë. Jana bie në dashuri me Egonin, një figurë plot mistere, tërheqës dhe joshës.

Virgjëresha holandeze është shumë më tepër se sa një histori për dashurinë dhe humbjen e pafajësisë. Një botë e re, e panjohur, shpaloset para Janës, plot gjëegjëza për të vërtetën e marrëdhënies së babait të saj dhe Egonit, dy burra që janë takuar në një kohë të largët, gjatë Luftës së Parë Botërore. Rrugëtimi i Janës drejt botës së të rriturve është një përvojë kontradiktore dhe çoroditëse. Kodi aristokrat i nderit, me nocionin e vet të kurajës dhe heroizmit, nuk ka më vlerë. Me ardhjen në pushtet të nazistëve, po nis një periudhë barbarie. Përmes përjetimeve të Janës, De Moor risjell atmosferën e trazuar të një epoke si një pikë kyç në histori, duke përshkruar me nota të gjalla pasiguritë dhe tensionet që i paraprinë Luftës së Dytë Botërore.

“Metaforat e natyrshme të shkrimtares Marente De Moor janë të fuqishme e mbresëlënëse, reflektimet janë sa të mençura, aq edhe të veçanta, dhe mënyra se si rrok atmos-ferën e stuhishme e të ethshme në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore, dëshmon mjeshtërinë e saj si rrëfimtare.”

Frankfurter Allgemeine Zeitung

“Me Marente de Moor-in, letërsia holandeze ka fituar një shkrimtar jo si të tjerët, por me imagjinatë të pashtershme, që, me shumë shpresë, do të shkruajë edhe plot romane të tjera dehëse si kjo.”

Trouw

“Në këtë libër fitues kufijtë janë zhbërë: a mund të bësh një zgjedhje, apo zgjedhja të imponohet? Një roman i brishtë dhe sensual, që përshkruan me hollësi vragat që mund të lërë lufta.”

Juria e çmimit ako për letërsinë