Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Salla e ujqërve Salla e ujqërve
Salla e ujqërve Salla e ujqërve

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Salla e ujqërve

nga Shtepia Botuese Dituria

1.600 Lekë

Autore: Hilary Mantel

Përktheu: Kujtim Ymeri

Hilary Mantel ka lindur në Glossop, Derbyshire, në vitin 1952. Debutimin e parë e ka bërë në vitin 1985 me Every Day is Mother’s Day. Shumë nga romanet e saj kanë qenë finaliste në çmime të mëdha letrare, sidomos në Orange Prize. Ajo ka shkruar deri tani 9 romane. Jeton në Angli.

Salla e ujqërve, libri i parë i saj që përkthehet në shqip, në vitin 2009 ka fituar një prej çmimeve më të rëndësishme letrare në botë, Man Booker Prize dhe ka qenë finalist për Costa Novel Award 2009 dhe Orange Prize, 2010. Fituese e Hawthornden Prize.

Hilary Mantel recensionon për New York Times, The New York Review of Books dhe London Review of Books. Për suksesin e madh në botën letrare, Hilary Mantel është konsideruar një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë, sipas Time.

DITURIA është duke përgatitur edhe librin e dytë të kësaj sage, Ana Bolena - një çështje familjare, për të cilin Hilary Mantel është nderuar sërish me Man Booker Prize.

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen. Në këtë ngërç futet Tomas Kromuelli: njeri origjinal, magjepsës dhe pragmatist, idealist dhe oportunist, i mprehtë për të kuptuar njerëzit, demon energjie, një politikan i përkryer, i paepur në ambicien e tij.

Arkitekt makiavelist i mbretërisë së Henrit VIII dhe autor i fateve të dinastisë së Tudorëve, ky protagonist i romanit të shumëvlerësuar të Hilari Mantelit përshkruhet në të gjithë kompleksitetin: një njeri që vjen nga asgjëja - mercenar në Francë, bankier në Firence, tregtar tekstili në Antverp. Në saje të cilësive të tij intelektuale do të jetë në gjendje të thyejë rregullat e rrepta të shoqërisë angleze dhe t’i shërbejë mbretit për të marrë divorcin nga Katerina e Aragonit, duke i dhënë kështu një drejtim të ri edhe historisë së Kishës së Anglisë. Por Henri është i paqëndrueshëm: një ditë i butë, ditën tjetër vrasës. Kromuelli e ndihmon t’i thyejë kundërshtarët, por cili do të jetë çmimi i triumfit të tij?

Në stilin e vet të paimitueshëm, Hilari Manteli paraqet një pamje të një shoqërie në prag të ndryshimit, ku individët e luftojnë ose e përqafojnë fatin e tyre me pasion dhe kurajë. Një epokë kur fatet personale dhe politike ndahen nga një fije floku, kur suksesi sjell pushtet të pakufizuar, por një dështim i vetëm është baras me vdekje.

Shkrimtarja e vetme

që ka fituar dy herë Man Booker Prize!

Salla e ujqërve është një kryevepër. Një libër thellësisht njerëzor, shkruar nga një prej shkrimtareve më të guximshme dhe më të shkëlqyera të kohës sonë.”

The Observer

“Verbues... magjepsës dhe i besueshëm.”

Christopher Benfey, The New York Times

“I fortë, shkruar me lirizëm të thellë, me një stil të pastër dhe të ndërtuar me mjeshtëri, Salla e ujqërve nuk ka shok në narrativën angleze.”

The Guardian