Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Çaste

Libra dhe CD / Libër Shqip

Çaste

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Lindita Arapi

Çaste

Kolazhe metropoli

Roman

Nr. faqe: 212

ISBN 978-99943-0-490-5

Çmimi: 800 lekë

Lindita Arapi, autore dhe gazetare e Deutsche Welles ka botuar disa libra në prozë e poezi. Romani i saj “Vajzat me çelës në qafë”, (Ideart 2010) i botuar më vonë në gjermanisht, “Schlüsselmädchen” (Dittrich Verlag, 2013) gjeti jehonë në disa nga mediat e njohura gjermane. Më parë ajo ka botuar edhe një libër poetik në gjermanisht “Am Meer, nachts” (Edition Thanhäuser) dhe librin studimor për imazhin e shqiptarëve, “Wie Albanien albanisch wurde – Rekonstruktion des Albanienbildes” (Tectum Verlag), 2006. Arapi është nderuar me disa çmime letrare si ai “Kult” 2011 për librin e vitit, dhe çmimin e Poetekës, “Nositi”, 2008. Poezi të saj janë përkthyer në disa gjuhë, anglisht, frëngjisht, në gjuhën kroate e malazeze. Lindita Arapi ka përkthyer autorë nga letërsia gjermane. Aktualisht ajo moderon një emision televiziv për Europën në Deutsche Welle.

Miti i kalimtares në metropol, i Çastit të rrëshqitshëm kërkon jetëgjatësinë në romanin eksperimental “Çast” të Lindita Arapit. Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane pikëpiqen, e për t’i shpëtuar tëhuajëzimit gërryes i dorëzohen ndjenjës më triviale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet frymëgjatë dhe fragmented bashkohen.