Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Netët e Parisit

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Netët e Parisit

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Stavri Pone

Netët e Parisit

Roman

Nr. faqe: 288

ISBN 978-99943-0-487-5

Çmimi: 800 lekë

Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djalë i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm. Romani bart idenë se në jetë, mbi të gjitha, vlen ndershmëria dhe drejtësia, dhe dashuria nuk ka kuptim nëse nuk është pjesë e këtij formimi shpirtëror. Romani përmban tablo të gjalla, gati të prekshme, nga një mori sferash të qytetit magjik të Parisit, ku protagonisti, kalon ditë e net tmerrësisht të vështira...

Ajo e vështroi hutueshëm dhe ai mendoi se përgjigjja e pyetjes së saj me lloj pyetjeje habitore do ta kishte lënduar vajzën, por jo, se ajo ia ktheu buzëqeshjen, por të imët, si ta kishte vjedhur nga ajri. Fundja le të mendojë ç’të dojë, tha ai me vete. Tani ajo është jashtë rrezikut, do të telefonojë shtëpinë, do t’u thotë të vetëve të vijnë ta marrin dhe ai s’ka për ta parë më. Ajo që ai kishte bërë për atë vajzë s’kishte qenë trimëri, por një vrull impulsiv në një gjendje kur nuk punojnë as logjika as ndjenjat, kur nuk ekziston as frika as tmerri i vdekjes, por gjithë vetëdijen ta ndriçon një mendim i vetëm – mos lejo të ndodhë diçka e tmerrshme, e pariparueshme, e ke në dorë ta bësh dhe bëje.