Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Ari i rremë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Ari i rremë

nga Shtepia Botuese Dituria

800 Lekë

Autori: Maro Douka

Përktheu: Maklena Nika

280 f.,800 lekë

ISBN 978-9928-217-15-8

Ndryshimi i regjimit ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me Arin e rremë hap perden e zbulon peizazhin e brendshëm dhe të jashtëm të kohës në të gjitha përmasat. Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet e para të ndryshimit të regjimit, mbulojnë periudhën e diktaturës me projektimet historike në klimën e luftës së ftohtë, gjatë Luftës Civile, pushtimit gjerman dhe shkatërrimit të Azisë së Vogël. Në ngjarje marrin pjesë personazhe nga të gjitha shtresat shoqërore... Gjetja më e rëndësishme është heroina kryesore dhe rrëfimtarja: Mirsinia. Mjet përzgjedhjeje nga bregu përballë i shkrimtares, nga klasa borgjeze. Kështu Douka mban distancë dhe gjendet në pozicion të favorshëm, ndërsa gdhend një heroinë larg përjetimeve të saj personale me ç’ka lë të kuptohet. Te Ari i rremë bashkudhëtojnë përvoja personale dhe vullneti artistik... Sinereza e subjektives dhe objektives është dallgëzuese me variante dhe ngjyrime elegante dhe të ndërlikuara. Nuk ekzistojnë karaktere absolutë: asnjë personazh nuk është vetëm simpatik apo antipatik. Të gjithë personazhet janë sintetikë. Botët e ndryshme që monumentohen në roman nuk ndahen, por ndërthuren me njëra-tjetrën. Dramatikja kombinohet me liriken...