Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Sekreti i shtëpisë në ishull Sekreti i shtëpisë në ishull Sekreti i shtëpisë në ishull Sekreti i shtëpisë në ishull Sekreti i shtëpisë në ishull Sekreti i shtëpisë në ishull
Sekreti i shtëpisë në ishull Sekreti i shtëpisë në ishull Sekreti i shtëpisë në ishull Sekreti i shtëpisë në ishull Sekreti i shtëpisë në ishull Sekreti i shtëpisë në ishull

Libra dhe CD / Triller

Sekreti i shtëpisë në ishull

nga Botime Pegi

800 Lekë

Titulli: Sekreti i shtëpisë në ishull

Titulli në origjinal: Miss Peregrines' home for peculiar children

Autor: Ransom Riggs

Përktheu: Ilir I. Baçi

Zhanri: Roman

Data e botimit: Nëntor 2012

Numri i faqeve: 376

Një histori magjike, e ndërtuar mbi disa foto të veçanta koleksionistësh, që e zbukurojnë këtë libër dhe ia shtojnë misterin ngjarjeve të përshkruara mjeshtërisht.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Libri tregon historinë e një djali që ndjek gjurmët e gjyshit të tij, të cilat do e çojnë në një jetimore të braktisur në një ishull britanik. Historia rrëfehet përmes një kombinimi të veçantë midis rrëfimit dhe fotove amatore që autori ka gjetur në takime me miq dhe koleksionistë të apasionuar.

Xhejkobi, një djalë 16-vjeçar, shkon në Uells për të zbuluar të vërtetën mbi të kaluarën e gjyshit të tij, pas vrasjes së tij nga një krijesë sa e frikshme, aq dhe e pabesueshme. Në ishullin ku gjyshi i tij ka jetuar fëmijë, Xhejkobi njihet me një vajzë çuditërisht të bukur, që kontrollon flakën, me një djalë të padukshëm dhe me shumë fëmijë të tjerë të veçantë. Aty ai zbulon të vërtetat e pabesueshme të jetës së gjyshit të tij... por edhe disa të vërteta të paimagjinueshme mbi veten.