Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Dru qershie dhe ndjenja te vjetra, Marica Bodrozic

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Dru qershie dhe ndjenja te vjetra, Marica Bodrozic

nga Shtepia Botuese Dituria

800 Lekë

Titulli: Dru qershie dhe ndjenja të vjetra

Origjinali: Kirschholz und alte Gefühle
Gjinia: Roman
Autori: Marica Bodrožić
Shqipëroi: Edvin Cami
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 200
Pesha: 0.221 kg.

Mbi librin

E perkthyer ne 10 gjuhe te Europes, Dru qershie dhe ndjenja te vjetra, rrëfen për një grua që kërkon mbështetje, në një botë plot probleme. Dhe i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.

Heroina e librit, Arjeta Filipo, mund të ndahet prej shumë gjërave, por jo prej tryezës së gjyshes. Tani ajo është ulur pranë saj, nga të paktat sende që i kanë mbetur si trashëgim nga e kaluara, në banesën e re në Berlin dhe ka përhapur fotografitë që i ranë në dorë gjatë shpërnguljes. Kujtimet zgjohen, sikur druri i qershisë së tryezës t'i rrëfejë të gjitha historitë, dëshmitare e të cilave ka qenë në rrjedhën e viteve.

Aty janë qyteti i rrethuar dhe Istria, deti i fëmijërisë dhe i rinisë, arratia në fillim të viteve '90 që ndryshoi gjithçka. Por aty është edhe koha në Paris, ku kish studiuar dhe filluar një jetë të re, në një gjuhë të re, bashkë me Arikun, piktorin, me të cilin u dashurua kundër vullnetit të saj.

Misha Vajsband, ornitolog, bëhet i besuari i saj, Nadeshda, fizikane - shoqja e saj më e ngushtë. Dy gratë i lidh një e fshehtë, që për vite të tëra vetëm Ariku e di. Vetëm kur të dyja përballen me pikat e errëta të së shkuarës brenda vetes, e gjejnë rrugën për tek e vërteta.