Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Bluz në humbëtirë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Bluz në humbëtirë

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Rolf Lappert

Bluz në humbëtirë

Roman

Përktheu: Sokol Mici

Nr. faqe:224

ISBN 978-9928-176-23-3

Çmimi: 800 lekë

Një roman për rritjen e një djaloshi që e merr jetën e vet në dorë, një roman që rrëfen dhe të bën të qeshësh me të madhe.

Maslovi del me dy shishe birre në duar, përshkon sheshin dhe vjen e ulet pranë meje. Për pak kohë rrimë ashtu në heshtje, duke pirrë birrë dhe duke parë qiellin.

- Beson se diku atje lart mund të ketë jetë? - më pyet më në fund.

- Unë nuk besoj se ka jetë këtu poshtë, lëre pastaj atje lart, - ia kthej.

Maslovi psherëtin dhe hesht përsëri.

- Duhet të të shpjegoj planin tim…

M’u desh një çast ta sillja nëpër mend planin idiot të Maslovit. Një aeroplan kalon në copën e qiellit mbi ne. E marr me mend se çfarë ndodh atje lart, mes yjeve,por dhe si ndihesh kur ke marrë rrugën drejt një vendi të panjohur.

- Hë, pra? Si thua ti?

Para se të përgjigjem, e kthej edhe një herë birrën.

- S’di ç’të them tjetër, po ti nuk je në vete.

“Ndihet përvoja e Lappert-it në skenografi: falë një stili kinematografik dhe përshkrimeve koncize e me fjali të shkurtra, arrin ta përshkruajë të gjallë e me plot ngjyra në sytë e lexuesit vendin e vogël në provincë dhe personazhet e veçantë që e popullojnë… dhe melankolia ia lë vendin shpresës, ashtu si në çdo bluz.”

Der Spiegel

“Udhëtova më të, u dashurova me të dhe, mbi të gjitha, e përjetova thellësisht.”

Robert Stadlober

Rolf Lappert lindi në Cyrih në vitin 1958 dhe jeton në Zvicër. Studioi për art grafik, por themeloi bashkë me të tjerë një klub xhazi dhe punoi si skenarist për shumë vite. “Të notosh për në shtëpi” ishte libri i tij i parë, i cili fitoi Swiss Book Prize. “Bluz në humbëtirë” është libri i tij i parë për lexuesin e ri.