Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit
Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit Akabadora - Nëna e fundit

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Akabadora - Nëna e fundit

nga Botime Pegi

800 Lekë

Titulli: Akabadora - Nëna e fundit

Titulli në origjinal: Accabadora

Autore: Michela Murgia

Përktheu: Beti Njuma

Zhanri: Roman

Data e botimit: Tetor 2012

Numri i faqeve: 168

Një nga penat më të bukura të viteve të fundit. Trajton mallëngjyeshëm një temë epokale, duke e pasqyruar me të gjitha dritëhijet njerëzore të mundshme.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Jeta e tyre do të rridhte e qetë, e përzier herë pas here me skandalet e vogla dhe thashethemet e pashmangshme të një komuniteti të vogël si ai i Sorenit. Por diçka e rëndësishme turbullon ujërat e vakëta të fshatit dhe jeta e Marias tronditet pakthyeshmërisht. Ajo do të gjendet para një dileme, dhe vetëm një jehonë e largët dhembshurie e dashurie do të mund t'ia tregojë rrugën e drejtë.

Në këtë roman, sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, vështrimet vjedhacake, lakmitë e naivitetet e ishullorëve sardenjas, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.