Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Ngritja e një shteti

Libra dhe CD / Publicistikë

Ngritja e një shteti

nga Botimet Dudaj

1.200 Lekë

Enver Hoxhaj

Ngritja e një shteti

Nr. Faqe: 436

ISBN 978-99943-0-448-6

Çmimi: 1200 lekë

Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandat tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacisë bilaterale dhe multilaterale të Kosovës. Në të shkuarën Hoxhaj ka shërbyer si ministër i Arsimit (2008-2011), ku është angazhuar në modernizimin e arsimit pas pavarësimit të vendit, si dhe ka shërbyer si deputet në katër legjislatura, ndërsa së fundmi ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme (2014-2016). Hoxhaj ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja për zgjidhjen e statusit final të Kosovës (2005-2007), ku është angazhuar në procesin e shtetndërtimit para dhe pas pavarësisë së vendit. Më parë ka qenë profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe aktivist i shoqërisë civile. Hoxhaj ka mbaruar studimet e doktoraturës për histori në Universitetin e Vjenës dhe është autor i shumë botimeve, librave dhe punimeve të tjera

akademike. Hoxhaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe serbo-kroate.