Libra dhe CD / Publicistikë
nga Botimet Dudaj
700 Lekë
Massimo D’Alema
Jo vetëm euro
Demokraci, punë, barazi
Një pikësynim i ri për Europën
Përktheu: Agim Doksani
Nr. faqe: 156
ISBN 978-99943-0-436-6
Çmimi: 700 lekë
Një Europë ndryshe. Si rrjedhojë e nevojës së ngutshme për t’i dhënë një kthesë rrënjësore projektit të ndërtimit europian dhe politikave të Bashkimit, zë fill dhe zhvillohet një propozim konkret për një Europë që të shkojë, më në fund, përtej masave shtrënguese. Një Europë më demokratike dhe sociale, e mbështetur te puna, inovacioni dhe rritja e qëndrueshme, e aftë ta fitojë sërish rolin e saj në skenarin ndërkombëtar. Përkundrejt rrezikut të përparimit të forcave antieuropiane dhe lëvizjeve populiste, libri tregon një rrugë të mundshme drejt një Europe që të niset sërish nga vlerat themeluese dhe që, e vetëdijshme për unicitetin dhe potencialin e saj, të përfaqësojë sërish një shpresë për brezat e rinj. Është një nxitje zemërdhënëse që progresistët të përballojnë çështjet më thelbësore që na presin, të frymëzuar nga europianizmi i përtërirë me vështrimin drejt së ardhmes.
MASSIMO D’ALEMA është president i Fondacionit Italianieuropei dhe i Foundation for European Progressive Studies (FEPS).
Ndër botimet e fundit, kujtojmë Bota e re. Reflektime për Partinë Demokratike (2009) dhe Kundër rrymës. Intervistë rreth së majtës në kohën e antipolitikës (2013).