Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Ndërhyrjet e zotit Shyti

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Ndërhyrjet e zotit Shyti

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Ardian Vehbiu

Ndërhyrjet e zotit Shyti

Nr. faqe: 216

ISBN 978-99943-0-438-7

Çmimi: 800 lekë

Publicisti dhe studiuesi Ardian Vehbiu, që jeton në New York, njihet nga lexuesi shqiptar, mes të tjerash, për esenë “Kulla e Sahatit” (K&B, 2003), polemikën “Kundër purizmit” (Dudaj, 2012), librin me tregime “Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit” (K&B, 2011), studimin “Shqipja totalitare” (Çabej, 2008), për të cilin u nderua me çmimin kombëtar “Gjergj Fishta” në vitin 2009, esenë “Sende që nxirrte deti” (Dudaj 2013), që fituese e çmimit “Ardian Klosi” në vitin 2014 dhe romanin “Bolero” (Dudaj, 2015). Vepra e tanishme, “Ndërhyrjet e zotit Shyti”, është libri i tij i dymbëdhjetë në shqip.

“Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent. Autorin unë e njoh, dhe ai nuk ka gënjyer në ato që ka shkruar por, e shumta – i nisur ndoshta nga qëllime të mira ose thjesht i detyruar nga forma letrare që ka zgjedhur – u ka shtuar atyre ndonjëherë domethënie kur nuk e kanë pasur dhe ua ka hequr ndonjëherë domethënien kur e kanë pasur. Nuk ka manipuluar me melodinë, por me orkestrimin. E megjithatë, thjesht duke më rrëfyer, ai e ka ndarë dhunshëm personazhin prej meje, duke e ngujuar të parin në një botë statike, ku gjithçka tashmë ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë më. Prandaj dua ta theksoj e ta përsërit se individi në qendër të kësaj vepre nuk ka gjë të përbashkët me mua, edhe pse mund t’i afrohet imazhit tim njëlloj si pasqyrimi; do të mjaftonte fakti që unë jam ende në gjendje të shpreh një gjykim për librin dhe të përballem me personazhin që më përfaqëson, për të larguar dyshimin që ne, unë dhe z. Shyti në libër, jemi tashmë dy persona të ndryshëm, që nuk komunikojnë dot më mes tyre. Ka gjithnjë diçka të përbindshme te kjo lloj letërsie kinse vëzhgimore që, njëlloj sikurse pasqyrat dhe ndërzimi, për ta thënë me Borges-in, i shumëfishojnë njerëzit…”

- Shyti -

Libra të tjerë nga Ardian Vehbiu:

Bolero (roman), Dudaj 2015

Sende që nxirrte deti (ese), Dudaj 2013

Kundër purizmit (ese), Dudaj 2012

Gjashtëdhjetë e gashtë rrëfimet e Maks Gjerazit (tregime), Bot. II, Dudaj 2012

(Bot. I, K&B, 2010)

Folklori i elitave (përmbledhje esesh),

Morava 2009

Shqipja totalitare (studim), Çabej 2007

Fraktalet e shqipes (përmbledhje esesh),

Çabej 2007

Midis zhgënjimit dhe mitit (përmbledhje esesh), Botimet Max, 2006

Kuzhinat e kujtesës (përmbledhje esesh),

Sejko, 2006

Zhargonet e kombit (përmbledhje esesh),

Sejko, 2004

Kulla e sahatit (ese), K&B, 2003

La Scoperta dell’Albania (ese), Edizioni Paoline, 1996 (me bashkautor R. Devole)