Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Verë e bardhë "Kallmeti"

Verë / Verë e Bardhë

Verë e bardhë "Kallmeti"

nga Grepi Outlet

1.100 Lekë

Verë e bardhë Kallmet

Origjina (Zona e prodhimit):

Zona e Kallmetit dhe fshatrat perreth, ne nje gjatesi gjeografike jo me larg se 30 km nga vendndodhja e Kantines Kallmeti.

Klasifikimi i verës

Verë e bardhë e thatë

Varieteti i rrushit

Kallmet i zi

70%

Kallmet i bardhe

15%

Shesh i bardhe

15%

Te tre keto jane varietete autoktone shqiptare. Kallmeti, ne te dy versionet: i zi dhe i bardhe, kultivohen në zonën e origjinës. Kallmeti i zi eshte përhapur kryesisht në rrethet e Lezhës dhe Shkodrës, kurse Kallmeti i bardhe ne nje hapesire me te ngushte, ne Kallmet dhe ne pak fshatra perreth, ku eshte njohur me emrin “rrush i bardhe vendi”. Ndersa Sheshi i bardhe kultivohet pergjithesisht ne te gjithe territorin e Shqiperise.

Tradita

Kultivimi i ketyre varieteteve te rrushit eshte trashëguar falë famullive dhe familjeve verëprodhuese te zones, të cilat i kane kanë bëre të famshme këto varietete në të gjitha epokat historike. Ndryshe nga vera e kuqe Kallmet, nuk ka patur tradite te mirefillte ne prodhimin e veres se bardhe. Rrushi i bardhe Kallmet, ndonese ne sasi modeste ka qene perdorur i gjithi per prodhimin e rakise. Kantina Kallmeti ne vitin 2009 e nisi si eksperiment prodhimin e veres se bardhe duke kryer vinifikimin ne te bardhe te rrushit te zi Kallmet dhe duke e miksuar me dy varietetet e siperpermendura. Meqenese rezultati ishte shume i mire, kantina e vazhdoi prodhimin e kesaj vere edhe ne vitet e mevonshme. Vit pas viti po pelqehet nga konsumatori.

Konsulenca enologjike

Ofrohet nga SEA (Studio Enologico Associato), Itali. Fermentimi behet ne temperature te kontrolluar. Kjo vere është stazhonuar 6 muaj në enë inoxi, më pas 2-4 muaj ne shishe perpara daljes ne treg.

Karakteristikat organoleptike dhe fiziko kimike

Paraqitet e shprehur dhe e larmishme, shume e qendrueshme, me trup te mire dhe e ekuilibruar. me ngjyrë kashte ne gjelberoshe, spikatin aromat e freskëta. Grada alkolike ne varesi te vitit te prodhimit varion ne 12.5-13 % Vol.

Këshilla e somelierit

Përshtatet mire me gatime peshku, pjata mishit e bardhe dhe djathra te bute. Temperatura e këshilluar e shërbimit: 8 - 10 °C.

Për më tepër kliko linkun: http://kantinakallmeti.com/al/vera-kallmet/139-kallmeti-e-bardhe