Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Vajza në rrjetën e merimangës

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Vajza në rrjetën e merimangës

nga Botimet Dudaj

1.500 Lekë

David Lagercrantz

Vajza në rrjetën e merimangës

Roman

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. Faqe: 448

ISBN 978-99943-0-435-6

Çmimi: 1500 lekë

Një nga librat më të mirë të vitit

NPR-USA TODAY-O, THE OPRAH MAGAZINE - ESQUIRE

"Salanderi dhe Blomkvisti janë të parezistueshëm si gjithmonë...Fansat e çiftit të çuditshëm e joshës të romaneve moderne të verdhë të Stieg Larsson-it, nuk do të zhgënjehen."

-Michiko Kakutani, The New York Times

Rrini të qetë ju adhurues të Lizbetë Salanderit - heroina jonë hacker pank, është në duar të sigurta." -USA TODAY

Një hacker-e gjeniale, që përherë ka qëndruar në hije. Një gazetar me një prirje të theksuar ndaj rrezikut. Ajo është Lizbetë Salanderi, vajza me një tatuazh dragoi. Ai është Mikael Blomkvisti, kryeredaktori së famshmes revistë investigative Millenium. Një natë, Blomkvisti merr një telefonatë nga një burim që pretendon të ketë marrë informacione vitale për ShBA-të nga një vajzë e re hacker. Blomkvisti, si gjithnjë në kërkim historish të reja, i kërkon ndihmë Salanderit. Ajo nga ana tjetër ka planet e veta. E kështu së bashku përfshihen në një botë të nëndheshme e të egër spiunësh, kriminelësh kibernetikë dhe punonjësish të qeverisë - disa prej të cilëve të gatshëm dhe të vrasin për të ruajtur sekretet e tyre.