Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Djemtë e Belanos

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Djemtë e Belanos

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Andrea Vitali

Djemtë e Belanos

Roman

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 396

ISBN 978-99943-0-414-1

Çmimi: 1000 lekë

Sërish Andrea Vitali i ka rënë në të: “Djemtë e Belanos” është një karusel pështjellues personazhesh dhe ngjarjesh tejet interesante e zbavitëse dhe në të njëjtën kohë portreti më i vërtetë dhe më i thellë i Italisë.

Protagonistët janë katër djem fshati, një bandë “marrokësh” që bëjnë lëmsh gjithë Belanon. Natyrisht që përfundojnë menjëherë në shënjestrën e mareshal Ernesto Makados, i cili njofton familjet dhe i fut në panik.

Si një “melodi” dytësore, motra e njërit prej tyre, Filcina e imët, e zbehtë dhe e brishtë, sekretarja e përkryer që në kohën e lirë u kushtohet veprave të bamirësisë. Por edhe ajo, ashtu si heroina të tjera të Vitali-t, do të përfundojë duke na çuditur.

Mjeshtër koncertor me ritëm gjithnjë ngulmues, Vitali e tejkalon veten në këtë roman të ri me një rrëmujë shpërthyese…

ANDREA VITALI ka lindur në vitin 1956 në Belano, në bregun lindor të liqenit të Komos. Ka botuar një numër të madh librash dhe ka fituar herë pas here çmime të rëndësishme letrare në Itali.

“Vitali zotëron një aftësi rrëfyese që e dallon si zëdhënësin e provincës italiane me lëmshin e saj të historive midis skandaleve dhe thashethemeve.”

Michele Sovente

“I përshkruan aq mirë mjegullat e liqenit sa, ndërsa lexoja më hipi i ftohti.”

Daria Bignardi