Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Eskili

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Eskili

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Janis Benekos

Eskili

Prozë
Përktheu: Llambro Ruci
Nr. faqe: 180
ISBN 978-9928-176-16-5
Çmimi: 800 lekë

Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme, u ngriti himn qëndresës kundër dhunës e despotizmit dhe dinjitetit kundër nënshtrimit.

Leximi i poezisë dramatike të Eskilit, Sofokliut dhe Euripidit, që shijohen e studiohen prej shekujsh në mbarë botën, kërkon përgatitje kulturore dhe njohje të mitologjisë e të historisë antike, çka arrihet me mund dhe në një moshë të caktuar. Por në traditën letrare të botës, për të përqasur edhe të vegjlit me kryeveprat e lashtësisë, për t’ua bërë të lehtë hyrjen në mrekullinë e poetëve të pavdekshëm, për të zgjuar kënaqësi estetike dhe formim artistik, përdoret paraqitja në prozë, siç ka bërë me besnikëri, me shumë shije, freski dhe përkushtim Janis Benekos.
Në këtë mënyrë, me mbresat e leximit, ata vetë më vonë do të hyjnë lirisht në teatrin e hapur të skenës së përjetshme, ku poetët e mëdhenj të lashtësisë greke kanë një vend të parë të nderuar për pasionet e tyre tronditëse, për thelbin njerëzor dhe idetë e fuqishme.